Arbëri

BE-ja sponsorizon ndriçimin publik për komunitetin pakicë të Gjyrkovcit

Programi i Bashkimit Evropian ( EU CSP III ) për stabilizimin e komuniteteve pakicë, nëpërmjet IOM-it do të ndihmojë Komunën e Shtimes me afro 15 mijë euro për instalimin e ndriçimit publik në fshatin Gjyrkovc.

Ky projekt tashmë është nënshkruar midis Komunës dhe zyrtarëve të IOM-it, ndërkohë gjatë vitit 2018 pritet të implementohet në terren, shkruan sot Koha Ditore.

Ibrahim Demiri, shef i Zyrës së Komuniteteve dhe Kthimit në Shtime, ka thënë se pak muaj më parë si disa komuna të tjera kishin aplikuar për këtë projekt te programi i BE-së, ndërkohë është përzgjedhur fituese Komuna e Shtimes, duke u bazuar në një performancë të mirë të menaxhimit me projekte të donatorëve...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.