Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haskuka kërkon auditimin e ekzekutivit paraprak

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të mërkurën ka pranuar postin nga ish-kryetari Ramadan Muja. Pas marrjes së çelësave të zyrës ka theksuar se do të kërkojë një auditim të përgjithshëm të punës së drejtorive komunale për të parë arritjet dhe defektet në realizimin e politikave publike lokale.

“Për aspekte të objektivitetit të punës e kështu me radhë do të kërkoj një auditim të përgjithshëm të të gjithë punës së drejtorive dhe do të shohim se cilat janë praktikat e mira, cilat janë praktikat që duhet ndryshuar dhe cilat kanë qenë problematike në të kaluarën. Sipas rekomandimeve që do të marrim nga auditori do të vazhdojmë punën tonë në të ardhmen. Kjo është ndër prioritet e para të punës sonë”, ka thënë Haskuka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu ka pranuar se është në përpjekje të finalizimit të marrëveshjeve për bashkëqeverisje me partitë e tjera, me ç’rast ka veçuar se do të dëshironte që LDK-ja të pranonte ofertën për emërimin e Hatim Baxhakut në postin e nënkryetarit të Komunës...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.