Joe Biden së shpejti viziton Gjilanin

Joe Biden së shpejti viziton Gjilanin

12 dhjetor 2017 15:23

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden së shpejti do ta vizitojë Gjilanin.

Këtë zotim Biden ia ka konfirmuar koordinatorit për politika dhe marrëdhënie rajonale, Faton Bislimi, i cili mori pjesë në ceremoninë e promovimit-inaugurimit të librit të tij, “Promise Me, Dad” në New York.

“Ndihem krenar që pata rastin ta takoj Zëvendës Presidentin Biden pas fjalimit të tij në Madison dhe derisa po ia dorëzoja një tabllo falënderimi me vendimin e shpalljes Qytetar Nderi për të birin e Biden në emër të kryetarit Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ai me tha se ka një vend të veçantë në zemër për Kosovën dhe shqiptarët. Unë i përcolla zëvendëspresidentit Biden edhe ftesën e kryetarit Haziri për vizitë në Gjilan dhe ndihem më shumë sesa krenar të them se Gjilani shumë shpejtë do të jetë nikoqir i Joe Biden, i cili e pranoi ftesën”, ka bërë të ditur mes tjerash Bislimi, bën të ditur zyra për informim e Komunës së Gjilanit.

Për këtë periudhë kohore, Bislimi, në takime miqësore dhe zyrtare është takuar edhe me Shirley Cloyes, mike e madhe e kauzës kombëtare shqiptare dhe Thomas Tam, president i International Triumph Group dhe bashkëpronar i Global Bank në Wall Street në New York.

“Kisha nderin që të takoja miq të mëdhenj të popullit shqiptar. Takimi me zonjën Shirley Cloyes, një mike e madhe e kauzës shqiptare për liri dhe pavarësi dhe Dr.Thomas Tam, president i International Triumph Group, me të cilët biseduam në përgjithësi për shtetin e Kosovës dhe Gjilanin në veçanti, për nevojën e madhe të investimeve nga jashtë, zhvillimin dhe nevojën për stabilizim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës. Kam përcjellë edhe përshëndetjet më të sinqerta të kryetarit Lutfi Haziri, për lobin amerikan në përgjithësi, por edhe për përkushtimin e vazhdueshëm që kanë Shtetet e Bashkuara për shqiptarët dhe për Kosovën në rrugën e saj të integrimeve”, ka thënë Bislimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme