Mbi 260 mijë euro projekte të “Qatar Charity” në Mitrovicë

Mbi 260 mijë euro projekte të “Qatar Charity” në Mitrovicë

11 dhjetor 2017 14:58

Komuna e Mitrovicës, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe përfaqësuesi i Organizatës “Qatar Charity” nga Katari, Halid El-Jafi’i, kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm bashkëpunimin gjatë vitit 2016 dhe 2017, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

“Mitrovica ka pas nevojë për mbështetje të madhe nga investitorë dhe donatorë të huaj. Organizata “Qatar Charity” nga Katari, është njëra ndër organizatat e para që na ka ofruar bashkëpunim dhe na ka mbështetur me projekte konkrete në fusha e sektorë të ndryshëm. Kemi pas një bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm me këtë organizatë dhe unë e falënderoj shumë përfaqësuesin e saj që është prezent këtu. Ne sot do të nënshkruajmë edhe një marrëveshje tjetër për realizimin e të tjera projekteve që do të jenë tepër të mirëseardhura për qytetarët tanë dhe zbutjen e problemeve të tyre”, tha me këtë rast Bahtiri.

Përfaqësuesi i Organizatës “Qatar Charity”, Halid El-Jafi’i, tha se “jemi të përkushtuar që të mbështesim njerëzit në nevojë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike e fetare me qëllim që të përmirësojmë gjendjen e tyre aty ku jetojnë. Kështu do të vazhdojmë të mbështesim edhe në të ardhmen Mitrovicën dhe qytetarët e saj”.

Nga bashkëpunimi i suksesshëm i Komunës dhe i Organizatës “Qatar Charity”, gjatë vitit 2016 dhe 2017 në komunën e Mitrovicës janë realizuar projekte të ndryshme me vlerë prej 260.352 euro.

Si projekte më kapitale janë hapja e puseve për ujë të pijshëm në vlerë prej 64.200 euro, ndërtimi i katër shtëpive për të pastrehët në vlerë prej mbi 60.000 euro, shpërndarja e serrave për 54 përfitues në vlerë prej 53.000 euro etj.

Pasi nënshkruan marrëveshjen e re për realizimin 60 projekteve të tjera në vitin e ardhshëm, kryetari Bahtiri dhe z. El-Jafi’i, ndanë certifikata për përfituesit e projekteve dhe ndihma të tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme