Arbëri

Pastrohet rruga në kilometrin e 13-të në Rugovë, por rreziku mbetet

Descriptive Text

Në kilometrin e 13-të në rrugën magjistrale Peje-Kuqishtë, për të dytën herë brenda dhjetë ditësh ka rrëshqitur një masë e madhe e dheut të shtunën rreth orës 19:00, e cila gjatë natës së shtunë e deri të dielën në mëngjes ka bllokuar rrugën dhe qarkullimin në të.

Gjatë orëve të natës operatori “Lika Trade”, që mirëmban këtë segment rrugor të magjistrales M9, ka punuar pa ndërprerë për ta larguan dheun. Sipas pronarit të kësaj kompanie, Fadil Lika, rruga është pastruar dhe ajo është serish e kalueshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, rreziku mbetet në atë pjesë të kilometrit të 13-të rrugës, siç e konfirmon Sami Maloku, mbikëqyrës i mirëmbajtjes së rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.