Arbëri

Të gjitha rrugët në Gjilan të hapura dhe të kalueshme

Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se të gjitha rrugët në Gjilan janë të kalueshme.

“Pas reshjeve të borës, operatori i kontraktuar nga Komuna e Gjilanit është duke punuar në terren dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme deri në këtë moment”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Koha.net.

Komuna njofton gjithashtu opinionin se deri tani nuk është paraqitur asnjë problem, përfshirë hyrje daljet, të gjitha rrugët brenda qytetit dhe fshatrave, e as në ato ndërkomunale.

Tutje në komunikatë thuhet se qytetarët që eventualisht mund të hasin në ndonjë problem, luten që të kontaktojnë numrin kujdestar të Komunës cili është i hapur 24 orë: +37744291537.