Arbëri

Iu dha lamtumira e fundit kryesuesit të KK të Obiliqit, Adem Preniqi

Nën përkujdesjen e komunës së Obilit dhe në bashkëpunim me familjen, iu dha lamtumira e fundit kryesuesit të Kuvendit Komunal, Adem Preniqi.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se fillimisht u organizua Akademi Komemorative, në të cilën kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, foli “për jetën dhe veprën e Profës siç i themi ne, duke e veçuar kontributin e tij të madh në etapa të ndryshme”, transmeton Koha.net.

“Që nga vitet '90, Profa në vazhdimësi punoi në drejtim të ecjes përpara fillimisht si profesor, e më pastaj edhe si aktivist i shquar politik dhe i luftës për liri”, thuhet në komunikatë.

Më pastaj në këtë akademi folën edhe familjarët e të ndjerit.

Pas akademisë, në hollin e Komunës u bënë homazhe pranë trupit të të ndjerit.

Varrimi i tij u bë në "Varrezat e Hashanëve" në Obiliq nga ora 15:00.

{gallery}