Shkollimi, ëndrra e parealizuar e vajzave të Skromës Foto: Koha

Shkollimi, ëndrra e parealizuar e vajzave të Skromës

10 dhjetor 2017 10:14

Albana dhe Arlinda Ademit nga fshati Skromë e Vushtrrisë u është ndarë në gjysmë ëndrra për vazhdimin e shkollimit. Të njëjtin fat e kanë pasur edhe shumë vajza të tjera të këtij fshati.

Mungesa e një linje transporti nga Skroma që ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Vushtrrisë i ka lënë pa e vazhduar shkollimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ishte 15-vjeçare e gjysmë kur Albana Ademi kishte përfunduar shkollën fillore në fshat.

Për shkak se nuk kishte pasur me çfarë të udhëtonte deri në Vushtrri, ajo nuk kishte mundur të vazhdonte shkollën e mesme.

Gjashtë vjet më vonë, një organizatë joqeveritare i kishte këshilluar të bëjnë kërkesë në komunë që t’ua sigurojë një linjë të transportit për ta vazhduar shkollimin.

Ndonëse kërkesën e kishin bërë në komunë, ajo nuk e kishte përfillur atë. Kjo pasi kishte kontraktuar një kombibus, mirëpo vetëm deri në fshatin Karaq që ndodhet rreth 1 orë këmbë nga Skroma.

Me gjithë këtë vajzat ishin shprehur të vendosura që të vazhdojnë shkollimin, me gjithë faktin se duhej të udhëtonin disa kilometra këmbë. Për 3 vjet me radhë ishin ballafaquar me probleme të shumta vetëm të mos mbesnin me arsim fillor.

Albana që tani është 25 vjeçe bashkë me motrën e saj 6 vjet më e re se ajo, dhe 3 vajza të tjera të fshatit e kishin vazhduar shkollën e mesme në Vushtrri... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme