Rrëshqet dheu në rrugën Pejë – Kuqishtë, segmenti bëhet i pakalueshëm

Rrëshqet dheu në rrugën Pejë – Kuqishtë, segmenti bëhet i pakalueshëm

09 dhjetor 2017 22:07

Ministria e Infrastrukturës njofton se gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në Rugovë të Pejës, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit, e në veçanti të ditës së sotme, ka patur një rrëshqitje masive dheu që ka bllokuar një pjesë të aksit rrugor Pejë - Kuqishtë.

Ministria njofton të gjithë qytetarët se kompania për mirëmbajtje të rrugëve është duke punuar në sanimin e bllokadës, e cila thotë se nuk është edhe e vogël, andaj edhe fton qytetarët që të shmangin aksin rrugor nga Peja në drejtim të Kuqishtës.

Kjo Ministri thotë se do të provojë që në afat sa më të shkurtër të hap për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë, e cila momentalisht është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme të dheut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme