Arbëri

20 nxënës prej 8 ditësh, pa mësimdhënës në Komogllavë

Banorët e Fshatit Komogllavë të Komunës së Ferizajt kanë akuzuar Drejtorinë komunale të Arsimit derisa rreth 20 nxënës të klasës III të shkollës fillore “Besim Rexhepi” në këtë fshat, prej më shumë se një jave kanë mbetur pa mësimdhënës.

Kjo drejtori më 30 nëntor të këtij viti pa ndonjë paralajmërim ka bërë transferimin e mësimdhënëses ( R.T. ) nga kjo shkollë në një shkollë tjetër të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth kësaj çështjeje ka reaguar edhe drejtoresha e kësaj shkolle Idajete Qazimi. Ajo gjatë kësaj periudhe është munduar të bënte kombinime të mësimdhënësve në mënyrë që nxënësit të mos mbesnin pa mësim.

“Më 30 nëntor më ka ardhur një rekomandim nga Drejtoria e Arsimit për transferimin e mësimdhënëses ( R.T ) nga shkolla jonë në një shkollë tjetër, mirëpo kjo shkresë ka ardhur pa ndonjë paralajmërim sepse që nga 1 dhjetori mësimdhënësja nuk ka punuar në shkollën tonë dhe për këtë arsyeje jemi përballur me telashe...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.