Arbëri

Kramoviku i Rahovecit bëhet me shkollë të re

Në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit është përuruar sot objekti i ri i shkollës fillore të mesme të ulët “Mustafë Ibishi”, investim nga buxheti komunal, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në përurimin e objektit të shkollës kanë marrë pjesë Idriz Vehapi, kryetar në largim i Rahovecit, mësimdhënës, nxënës dhe banor të fshatit Kramovik-Mrasor.

Në fjalën tij të mbajtur në ceremoninë e përurimit të objektit të shkollës, Idriz Vehapi, është shprehur se, “sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne që jemi këtu për faktin se inauguruam një objekt shkollor i cili e ka misionin e shenjtë, i cili do të përgatit kuadro për shtetin e Kosovës dhe do të përgatit kuadro për të gjitha profilet, sepse të gjithë e dimë se zhvillimi i një shoqërie rrënjët i ka në arsim cilësor”.

Vehapi gjithashtu tha se, “në si qeverisje komunale, kemi bërë të pamundurën që të punojmë edhe në fushën e arsimit me qëllim ofrimin e kushteve, më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit në gjithë territorin e Komunës”.

Drejtori i SHFMU “Mustafë Ibishi”, Ramiz Berisha ka thënë se, “mësimdhënësit e shkollës sonë edhe pse në objekt jo adekuat për shkollë nxënësit tanë kanë arritur që të tregojnë rezultate të mëdha. Me rregullimin e objekti të ri të shkollës, na janë ofruar kushte më të mira dhe për këtë e falënderoj kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili ka ndarë mjetet financiare për ndërtimin e objektit të ri”.

Ndërtimi i objekti të ri të shkollës, buxhetit të Komunës së Rahovecit i ka kushtuar 569 mijë e 859.20 euro.