Arbëri

MASHT-i debaton për profilizimin e mësuesve

Përfaqësuesit vendorë të komunitetit të edukimit dhe arsimit kanë paraqitur ide të ndryshme lidhur me çështjen e profilizimit të mësuesve nga klasa e parë e deri në klasën e pestë, të ciklit fillor të shkollimit në Kosovë, në një debat të organizuar për këtë temë në Prizren nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në njërën anë ka pasur qëndrime se profilizimi i mësuesve nga klasa e parë e deri në klasën e pestë mund të rrisë cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke përmendur shembujt nga Finlanda e SHBA-ja, përderisa ka pasur të tjerë që kanë theksuar se duhen evidenca konkrete, të cilat vërtetojnë se ndryshimi i propozuar e siguron suksesin, pasi që deri më tani në Kosovë janë aplikuar reforma të shumta në sistemin e arsimit që nuk kanë sjellë rezultatin e pritur, shkruan sot Koha Ditore.

Arben Dërmaku, këshilltar i ministrit të MASHT-it, ka theksuar se ky debat është organizuar me qëllim të shqyrtimit të arsyeshmërisë së zbatimit eventual të këtij projekti e sidomos për të marrë qëndrimet e drejtorive komunale të arsimit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.