Labinot Halilaj zgjidhet kryesues i Kuvendit në Drenas

Labinot Halilaj zgjidhet kryesues i Kuvendit në Drenas

07 dhjetor 2017 15:11

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Drenasit është zgjedhur me shumicë votash kryesues i Kuvendit, Labinot Halilaj nga subjekti politik i Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas dhënies së betimit nga anëtarët e rinj të Kuvendit të Komunës, janë propozuar dy kandidatë për kryesues të Kuvendit, Labinot Halilaj nga PDK-ja dhe Vehbi Berisha nga Nisma. Me 20 vota është zgjedhur Labinot Halilaj kryesues i Kuvendit.

Pas përfundimit të mbledhjes inauguruese, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme