Tetë objekte të pabanuara do të rrënohen shkaku i sigurisë qytetare

Tetë objekte të pabanuara do të rrënohen shkaku i sigurisë qytetare

07 dhjetor 2017 11:32

Komuna e Gjilanit do të rrënojë 8 objekte banimi në lagjen “Dheu i Bardhë”, të cilat janë të pabanueshme dhe paraqesin rrezik për banorët.

Ensar Kadriu, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim ka bërë të ditur se ato do të rrënohen sapo të përzgjidhet operatori, shkruan sot KOha Ditore.

“Kemi vendim për rrënim. Janë 8 objekte që duhet rrënuar. Mirëpo, problemin e kemi se ende nuk kemi një operator për pastrimin e deponive të egra dhe ka pasur tender, mirëpo tash janë në procedura në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe në momentin që të vendoset ne do të shkojmë me pastrimin. Nuk ka pronar të definuar në pjesën ku ne mendojmë se do të bëhet pastrimit, sepse pronarët janë ndërruar ka 2 deri në 3 herë. Mirëpo, ne kemi mbajtur takim me komunitetin romë në atë pjesë po edhe ata kanë kërkuar që të bëhet pastrimi. Ndërsa, sa i përket objekteve të tjera kemi edhe në fshatin Zhegër që duhet pastruar, kemi edhe ish-objektin e Hidromoravës “, ka thënë Kadriu...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme