Arbëri

70 fëmijë me probleme shikimi-peng i paragjykimeve

Institucioni i vetëm në Kosovë për shkollimin e të verbërve dhe me të parë të dëmtuar, qendra burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda”, ka ngre shqetësimet për fëmijët e verbër dhe me të parë të dëmtuar, të cilët prej prindërve të tyre mbahen të fshehtë apo nuk i deklarojnë dhe nuk u japin mundësi që t’u ofrohet shërbimi profesional nga kjo shkollë profesionale.

Në këtë shkollë në Pejë, aktualisht mësojnë 25 nxënës të rregullt të verbër dhe me të parë të dëmtuar. Ndërsa, jashtë kësaj qendre burimore janë në evidencë 40 fëmijë nën moshën 6-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Xhavit Kastrati, drejtor i QBMK “Xheladin Deda”, tregon se me këta fëmijë është duke punuar stafi i trajnuar dhe i specializuar i kësaj shkolle edhe për mbështetje të familjeve për intervenim të hershëm...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.