Një maune me ndihma niset nga Malisheva në zonat e përmbytura në Shqipëri

Një maune me ndihma niset nga Malisheva në zonat e përmbytura në Shqipëri

06 dhjetor 2017 11:33

Malishevë, 6 dhjetor - Komuna e Malishevës i është përgjigjur thirrjes për t’i ndihmuar zonat e përmbytura të Shqipërisë. Për këtë qëllim, sot, nga Malisheva është nisur një maune me ndihma, përkatësisht me ushqim për bagëti, pasi në këtë sektor llogaritet se janë shkaktuar edhe dëmet më të mëdha.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, "Komuna e Malishevës i është përgjigjur thirrjes për ta ndihmuar shtetin shqiptar, përkatësisht zonat më të dëmtuara nga përmbytjet, dhe kërkesa e adresuar në Malishevë, ka qenë për sigurimin e ushqimit për bagëti, pasi përmbytjet dhe vërshimet e ditëve të fundit, e kanë goditur më shumë këtë sektor".

Sipas Paçarizit "Malisheva e di më së miri se çka do të thotë të dëmtohesh nga përmbytjet dhe vërshimet, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, pasi me situata të tilla Komuna e Malishevës, përballet çdo vit, prandaj edhe është vlerësuar si shumë e nevojshme, që sadopak edhe ne si komunë, të ndihmojmë në këtë drejtim ", tha drejtori Paçarizi.

Një maune me ndihma në ushqim të bagëtive, është nisur sot për në Shqipëri, ku ushqimi në thashë për bagëti është siguruar nga Komuna e Malishevës, ndërsa transporti është siguruar nga sektori privat, përkatësisht kompania "Kushtrimi", me pronar Ismet Bytyçin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme