Gremja bëhet me ujësjellës

Gremja bëhet me ujësjellës

06 dhjetor 2017 03:30

Banorët e fshatit Greme të Komunës së Ferizajt kanë përfituar rrjetin e ujësjellësit. Komuna dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëfinancim me CDI-në zvicerane kanë realizuar projektin 670 mijë eurosh.

Ky fshat gjatë 3 vjetëve të fundit ka qenë më i përfoluri për mungesë të rrjetit të ujësjellësit, derisa Komuna është përballur me një kontest pronësor në të cilin janë hapur puset për furnizim të ujit, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Komunës së Ferizajt në detyrë, Muharrem Svarqa, gjatë përurimit të këtij projekti ka thënë se ky projekt do ta përmirësojë jetesën e banorëve të këtij fshati, të cilët prej disa vjetësh po përballen me mungesë të ujit të pijshëm...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme