Rritet numri i lypsarëve të mitur në Pejë

Rritet numri i lypsarëve të mitur në Pejë

06 dhjetor 2017 10:34

Kohët e fundit vihen re nëpër rrugë të Pejës sërish rritja e numrit të lypsarëve të moshave të ndryshme.

Mirëpo shqetësuese është se shumica prej tyre janë fëmijë. Madje edhe disa të mitur derisa hyjnë lokaleve, duke zgjatur dorën për ndonjë cent, mbajnë në duar edhe foshnja. Këta të mitur nuk mungojnë as rrugëve ku krijohen kolona të gjata të makinave, në xhamat e të cilave trokasin dhe kërkojnë t’u jepen para. Megjithëse gjatë këtij viti organet e rendit kanë zhvilluar plane të ndryshme operative dhe aksione për largimin e lypsarëve, ata sërish janë shfaqur, shkruan sot Koha Ditore.

Disa të mitur shoqërohen edhe nga persona të rritur, të cilët paraqiten se janë prindërit e tyre. Në organet e rendit thonë se në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor të Pejës dhe informatave të siguruara nga Njësiti kundër trafikimit me qenie njerëzore të Drejtorisë Rajonale të Pejës, gjatë vitit 2017, me qëllim të identifikimit dhe largimit të lëmoshëkërkuesve, janë bërë veprime të domosdoshme policore dhe aktivitete të përditshme për parandalimin e kësaj dukurie të jashtëligjshme...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme