Arbëri

Policia gjen sasi të konsiderueshme të marihuanës afër shkollave

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit në Prizren kanë pranuar se nxënësit e shkollave të ndryshme të kësaj komune rrezikohen nga shitja e substancave narkotike në afërsi të institucioneve arsimore parauniversitare.

Ata kanë theksuar se kanë zhvilluar takime me drejtuesit e Policisë rajonale të Prizrenit dhe aktorët e tjerë me qëllim të zbulimit të rasteve të tilla, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve për rrezikun nga substancat narkotike, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq të martën Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë një aksioni të zhvilluar në ditën e hënë ka gjetur një sasi të konsiderueshme të marihuanës në një lokacion në afërsi të shkollave në rrugën “Elbasani” në Prizren. “Gjatë implementimit të planit operativ “Stop drogave në shkolla” është kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave në Prizren, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 12 paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme, me peshë prej 2 kilogramë e 581 gramë...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.