Për afro një vit 18 raste të dhunës në familje në Kamenicë Foto: Ilustrim

Për afro një vit 18 raste të dhunës në familje në Kamenicë

05 dhjetor 2017 11:41

Zyrtarë të Njësisë komunale për të Drejta të Njeriut të hënën kanë vizituar Stacionin Policor të Kamenicës ku janë informuar për të dhënat për dhunën në familje brenda 11 muajve të këtij viti.

Nazmije Demolli-Kastrati, koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Teuta Kastrati janë njoftuar nga rreshtorja Severxhane Vllasi se në Komunën e Kamenicës deri në nëntor të këtij viti janë raportuar 18 raste, shkruan “Koha Ditore”. Nga këto raste, 11 janë femra dhe 7 meshkuj. Sipas policisë, numri i rasteve të dhunës në familje është afërsisht i njëjtë.

Koordinatorja Demolli- Kastrati ka deklaruar se dhuna në familje duhet të parandalohet. “Fatkeqësisht vetëm një numër i vogël i rasteve të dhunës në familje raportohet tek autoritetet kompetente për trajtimin e kësaj çështjeje, por ekziston perceptimi që në realitet ky numër është shumë më i madh”, ka thënë ajo. Sipas saj, bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe shoqërisë në tërësi, për parandalimin e dhunës ndaj gruas, është i domosdoshëm.

“Dhuna ndaj grave është e papranueshme dhe e patolerueshme”, ka thënë zyrtarja Demolli- Kastrati... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme