Zyra e BE-së i kërkon Komunës së Podujevës ta lidhë objektin me shërbimet publike Foto: Koha

Zyra e BE-së i kërkon Komunës së Podujevës ta lidhë objektin me shërbimet publike

05 dhjetor 2017 11:10

Zyra e BE-së në Kosovë kërkon nga Komuna e Podujevës që objektin e ri të Administratës ta lidhë me shërbimet publike para se të bëhet pranimi teknik i tij.

Ndryshe, objekti nuk do të mundë të jetë gati për t’u transferuar administrata aty, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në përgjigjen e Zyrës së BE-së dërguar “Kohës Ditore” thuhet se për shkak të disa mangësive në objekt, është vonuar edhe përfundimi i tij.

“Punimet në ndërtesën komunale të Podujevës janë në fazën përfundimtare. Pas inspektimit të fundit teknik të objektit, janë vërejtur disa mangësi, prandaj kompania është e angazhuar në rregullimin e tyre para kryerjes së testeve të nevojshme për pranimin e përkohshëm të ndërtesës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Megjithatë, një pjesë e objektit shihet se ende nuk ka përfunduar as fasada në pjesën e jashtme, ndërsa nuk është parë dikush se ka qenë duke punuar në pjesën e jashtme.

Në përgjigjen e zyrtarëve të BE-së, në Kosovë, thuhet se si parakusht për kryerjen e të gjitha testeve të domosdoshme, nevojitet lidhja e ndërtesës me shërbimet publike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme