Shkarja e gurëve rrezikon qarkullimin në rrugën Pejë - Kuqishtë

Shkarja e gurëve rrezikon qarkullimin në rrugën Pejë - Kuqishtë

05 dhjetor 2017 10:48

Reshjet e borës të ditëve të fundjavës nuk kanë shkaktuar probleme për qarkullim në rrugën nacionale Pejë-Kuqishtë-Bogë.

Po problem më shumë, siç thotë Ukë Selimaj, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, po paraqesin rrëshqitjet e kohëpaskohshme të dheut, ndonëse jo në atë masë siç kishte rrëshqitur të enjten dhe të premten e kaluar në kilometrin e 13-të, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ka rrëshqitje dheu dhe është e vështirë me e stabilizue në këtë kohë të reshjeve. Rruga po mirëmbahet edhe prej Kuqishtës deri në Bogë që të jetë e kalueshme dhe të mos bllokohet qarkullimi për banorët dhe turistët. Rrëshqitje dheu ka pasur edhe në rrugën lokale për fshatin Haxhaj, e cila sivjet ka qenë duke u zgjeruar. Për këtë rast kemi kontaktuar një kompani qa ta pastrojë përkohësisht”, thotë Selimaj.

Ndërsa operatori përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës nacionale prej Pejës deri në Bogë ka në kujdestari të vazhdueshme automjetet për pastrimin e këtij aksi rrugor, i cili aktualisht është i pastruar dhe i kalueshëm pa probleme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme