Arbëri

PDK-ja në Ferizaj tenton ta krijojë shumicën kuvendare me subjekte të vogla

Kryetari i ri i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, (PDK), pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të fundit lokale ka nisur bisedimet me subjektet politike AAK, AKR dhe Nismën për Kosovën për ta bërë shumicën e këshilltarëve në KK.

Kërkesat e Aliut kanë nisur t’i mirëpresin këto subjekte politike derisa secila prej tyre do t’i përfitojë nga 2-3 drejtori të caktuara, shkruan sot “Koha Ditore”. AKR-ja e cila në fund të fushatës zgjedhore pati lidhur koalicionin me LDK-në, tashti ka vendosur ta përkrahë formimin e Ekzekutivit të Aliut për t’i përfituar 2 drejtori.

Sipas Aliut, ende nuk janë përcaktuar drejtoritë për këto subjekte, por që të gjithë do të jenë të kënaqur me ofertat e tij.

Sipas tij, përveç Financave, Urbanizmit dhe disa drejtori të rëndësishme të cilat do të udhëhiqen nga PDK-ja, pjesën tjetër do ta udhëheqin subjektet e tjera politike me qëllim të lehtësimit të procesit për të ndërtuar partneritet, sepse vendimet të cilat janë pjesë e programit të Aliut duhet të implementohen nëpërmjet KK-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.