Policia në Prizren heton vrasjen e dy arinjve të vegjël në malet e Bukoshit Foto: Koha

Policia në Prizren heton vrasjen e dy arinjve të vegjël në malet e Bukoshit

05 dhjetor 2017 09:12

Hetuesit e stacionit policor të Suharekës janë duke bërë përpjekje për zbardhjen e rastit të vrasjeve të dy këlyshëve të arushës në një vend gjuetie të kësaj komune.

Zyrtarët e Policisë rajonale të Prizrenit kanë theksuar se deri më tani nuk është arrestuar ndonjë i dyshuar lidhur me këtë rast, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë përfaqësuesit e shoqatës së gjahtarëve “Theranda”, të cilët edhe e menaxhojnë vendgjuetinë brenda territorit të së cilës ka ndodhur vrasja e dy këlyshëve të arushës në malet e fshatit Bukosh, janë shprehur të indinjuar me këtë rast dhe kanë kërkuar që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar nga organet e drejtësisë.

Menaxheri i shoqatës së gjahtarëve “Theranda”, Skender Sadikaj, ka bërë të ditur se dy këlyshët e arushës janë vrarë të dielën nga persona të dyshimtë që, sipas tij, nuk mund të jenë gjuetarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme