Thellimi i kanaleve dhe i shtretërve të lumenjve kurseu Graçanicën nga vërshimet Foto: Ilustrim

Thellimi i kanaleve dhe i shtretërve të lumenjve kurseu Graçanicën nga vërshimet

04 dhjetor 2017 12:31

Zyrtarët e Graçanicës kanë thënë se reshjet e shiut në Kosovën Qendrore nuk kanë shkaktuar probleme të mëdha e as valë përmbytjeje në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Situata në Komunën e Graçanicës lidhur me përmbytjen është aktualisht e qëndrueshme dhe aktualisht asgjë nuk i kërcënon njerëzit, objektet dhe vendbanimet, falë masave parandaluese të marra nga Komuna e Graçanicës në fillim të vitit të kaluar”, thuhet në përgjigjet e Zyrës së informimit të Komunës së Graçanicës.

“Me qëllim të parandalimit të përmbytjeve, Komuna e Graçanicës ka bërë thellimin e kanaleve atmosferike, ka pastruar dhe ka thelluar dhjetëra kilometra shtretër të lumenjve”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme