Masat preventive në territorin e Obiliqit frenuan Sitnicën brenda shtratit

Masat preventive në territorin e Obiliqit frenuan Sitnicën brenda shtratit

04 dhjetor 2017 12:06

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjenca në Obiliq, Burim Gërguri, thotë se ka tre vjet që janë duke u marrë më problemin e përmbytjeve, që me vite i kanë shkaktuar damë të mëdha kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Për këtë kemi marrë masa preventive duke pastruar dhe thelluar lumin Sitnica i cili është në fazën finale, hapjen e kanaleve kulluese në Obiliq, ndërtimin e rrjetit të ujërave atmosferike dhe kanaletave në Obiliq, hapjen e kanaleve kullues nëpër fshatrat :Mazgit, Dardhishtë dhe Obiliq. Deri tashti nuk ka raste të raportuara për vërshime. DSHPE-ja ka qenë në gatishmëri 24 orë për çdo intervenim dhe ndihmë për të cilët kërkojnë. Vlen të theksohet se të gjitha këto investime të lartcekura janë bërë për herë të parë pas lufte”, është shprehur Burim Gërguri.

Sipas tij, në vitin 2018 është planifikuar të thellohet dhe të pastrohet lumi Llap.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme