Arbëri

Projektet infrastrukturore në Ferizaj, peng i buxhetit

Dhjetëra projekte rrugore të nisura gjatë fushatës zgjedhore në Ferizaj tashmë janë ndërprerë me arsyetim se Komuna s’ ka buxhet për vazhdimin e tyre.

Ndërkohë disa nga këto projekte janë ndërprerë për shkak të motit të keq e disa të tjera për shkak të kontratave me operatorët 2 dhe 3 –vjeçare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas zyrtarëve komunalë të Ferizajt projektet rrugore për këtë vit janë realizuar aq sa ka pasur mjete buxhetore, ndërkohë ato do të vazhdojnë gjatë vjetëve të ardhshëm.

Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar banorët dhe rrjeti i OJQ-ve “Avonet”.

Nëpërmjet një shkrese kjo OJQ- ka sugjeruar kryetarin e ri të porsazgjedhur të kësaj komune t’i shikojë mundësitë për vazhdimin e projekteve rrugore në disa fshatra dhe në qytet derisa ato janë ndërprerë për shkak të mungesës buxhetore dhe keqplanifikimit të parasë publike.

“Gjatë fushatës zgjedhore kanë nisur asfaltimi i rrugëve në fshatrat: Greme, Nerodime, Rahovicë dhe në disa fshatra të tjera, mirëpo ato tashmë janë ndërprerë për shkak të keqplanifikimit buxhetor. Ndërkohë Ekzekutivi i ri i kësaj komune duhet të angazhohet sa më shumë për vazhdimin e këtyre projekteve derisa ankesat e qytetarëve për çdo ditë po rriten. Ekzekutivi i ri Komunës së Ferizaj duhet t’i paguajë punëkryesit e projekteve brenda një periudhe të shkurtër në mënyrë që projektet të mos zvarriten me 2-3 vjet sipas disa kontratave të nënshkruara”, thuhet në shkresën e “Avonet”-it... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.