Komunarët në Pejë s’dinë për bizneset e serbëve në Gorazhdec Foto: Koha

Komunarët në Pejë s’dinë për bizneset e serbëve në Gorazhdec

04 dhjetor 2017 08:46

Kanë filluar të shfaqen si të regjistruara edhe disa biznese serbe të Komunës së Pejës, në regjistrat e Qendrës komunale të Regjistrimit të Bizneseve në Pejë, kohët e fundit.

Këto biznese të pronarëve të komunitetit serb janë të regjistruara me adresë në fshatin Gorazhdec të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fehmi Ademaj, menaxher i Qendrës komunale të regjistrimit të bizneseve në Pejë, tregon se aktualisht në regjistrat e kësaj qendre figurojnë të regjistruara 13 biznese. Se sa prej tyre kanë leje pune ai nuk e dinë.

“Nuk e di a janë të gjitha bizneset e regjistruara. Disa prej tyre janë dhe leje pune ndoshta edhe nuk kanë. E nëse janë duke punuar, atëherë ishte dashtë që edhe ato të jenë të pajisura me leje pune”, thotë Ademaj. Se a kanë leje pune këto biznese, nuk e dinë madje as në Inspektoratin komunal, i cili as që ka qenë deri tashti t’ i inspektojë ato. Këtë e pranon edhe vetë shefi i inspektorëve të tregut, Muharrem Shabanaj.

“Nuk kemi qenë ende me i kontrollue bizneset në Gorazhdec. Për dy biznese e di që kanë ardhur dhe kanë hy në sistem, kurse ndërkohë do të organizohemi e do të shkojmë, që t’i fusim në sistem edhe bizneset e tjera që funksionojnë në atë fshat”, thotë Shabanaj.

Edhe shefi i nënzyrës komunale të Pejës në Gorazhdec, Slobodan Petroviq, pranon se bizneset në fshatin e tij funksionojnë pa leje. “Është e vërtetë se bizneset në fshatin tonë nuk kanë leje.

Por, kohën e fundit më duket se kanë nisur të i regjistrojnë disa prej tyre sepse janë të detyruar ta bëjnë për shkak se nuk po mund i regjistrojnë automjetet”, thotë Petroviq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme