Arbëri

Gjilani pa parkingje komunale, veturat parkohen ku të munden

Veturat në Gjilan parkohen kudo dhe këmbësorëve ua pamundësojnë qarkullimin e lirë.

Qytetarët ankohen dhe akuzojnë komunën se asnjëherë nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e këtij problemi, raporton KTV.

Telashe përbëjnë edhe taksistët e shumtë të kësaj komune.

Ata vet e pranojnë se ka raste kur i bllokojnë trotuaret për të pritur pasagjerin.

Se do të zgjidhet problemi i parkingjeve, u premtua shumë gjatë fushatave zgjedhore.

Por, sipas Hekuran Aliut nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar, asnjëri prej kandidatëve për kryetar të Gjilanit nuk ofroi plan konkret për këtë.

E drejtori i shërbimeve publike në këtë komunë, Naser Korça, ka thënë se shumë shpejt pritet të fillojë ndërtimi i parkingjeve në Gjilan.

Sipas planit, njëri pritet të jetë te tregu, ndërsa tjetri në qendër.

Në anën tjetër, 20 parkingje private ekzistojnë në komunën e Gjilanit por nuk janë të regjistruara.

Drejtori i shërbimeve publike tha se u është dërguar kërkesa për regjistrim por ende nuk janë pajisur me leje.

Rrjedhimisht këto parkingje ilegale, meqë komuna nuk përfiton asgjë prej tyre,

konsiderohen si prona të uzurpuara.