Arbëri

Vitia pret ndihmën e nivelit qendror kundër qenve endacakë

Autoritetet lokale të Vitisë janë në pritje të ndihmës së nivelit qendror për të gjetur zgjidhjen për qentë endacakë. Kjo komunë, sipas zyrtarëve të saj, nuk ka buxhet për të ndërtuar strehimore për qentë, ndërkohë që numri i tyre është rritur dhe përbën rrezik.

Në takimin e Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi (ESVB), Imri Emërllahu koordinator ka deklaruar se prezenca e tyre ka rritur shkallën e rrezikshmërisë për qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.

“Kemi informata se në Fshatin e Ri dhe në fshatin Pozheran përreth ambulantes lëvizin qentë të cilët janë të rrezikshëm për banorët, kurse në Fshatin e Ri shqetësimet që i kemi marrë nga banorët janë për fëmijët që shkojnë në shkollë e të cilët munden të ballafaqohen një ditë me këtë rrezik”, ka thënë ai...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.