Arbëri

Komuna e Malishevës apelon për kujdes në konsumim të ujit të pijes

Descriptive Text

Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të pijshëm pas reshjeve të mëdha të shiut, pasi uji mund të jetë ndotur.

“Të gjithë qytetarëve, e në veçanti atyre që përdorin puset për ujë, ju bëhet thirrje për kujdes në përdorimin e ujit, pasi si pasojë e shirave, shumë nga puset mund të jenë ndotura”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, situata aktuale nga reshjet shiut është në kontroll të plotë dhe gjatë pasdites ka rënë niveli i ujit. Po ashtu sipas drejtorisë, pas intervenimit në urën mbi liqenin Mirusha, është hapur për qarkullim rruga Mirushë-Gurbardh.