Në Gjilan është përuruar fabrika e mishit "Malësia", e cila ka punësuar 70 persona, bën të ditur KP.
Pronari i fabrikës së mishit "Malësia", Nehat Spahiu tha se me këtë investim disa milionësh kanë punësuar 70 punëtorë në mënyrë direkte dhe qindra të tjerë në mënyrë indirekte.
"Prodhimet tona do të jenë bio duke respektuar edhe të gjitha standardet që kërkohen nga Bashkimi Evropian”, tha Spahiu.
Kryetari i komunës, Lutfi Haziri tha Gjilani po hynë tashmë në rrjetën e bizneseve që po merren me zhvillim ekonomik.
Në këtë përurim ishte edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
-
1 dhjetor 2017 16:43
-
Shpërndaje në: