Si pasojë e reshjeve bllokohet rruga Mirushë-Gurbardh

Si pasojë e reshjeve bllokohet rruga Mirushë-Gurbardh

01 dhjetor 2017 09:24

Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë gjithë natës së mbrëmshme, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha, e në veçanti në liqenin në Mirushë. Ura mbi liqenin në Mirushë, që lidhë rrugë Mirushë-Gurbardh, është mbuluar nga uji dhe është e pakalueshme. Me këtë rast, rekomandohen vozitësit që të shfrytëzojnë rrugët alternative, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Përndryshe, lumi Mirusha, në disa pjesë të rrjedhës së tij, ka dalë nga shtrati dhe janë përmbytur tokat përgjatë lumit, por situata është e kontrollueshme.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), është duke u kujdesur në terren me ekipet e saj. Me këtë rast DMSH në Malishevë, rekomandon shkollat, që në rast të vazhdimit të reshjeve dhe rritjes së nivelit të ujërave, të marrin masa.

Aktualisht procesi mësimor është duke u mbajtur në të gjitha shkollat, ndërsa nuk ka raportime për depërtim të ujit në ndonjë shtëpi banimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme