Arbëri

Prindërit e shoqëria civile kërkojnë më shumë siguri në shkolla

Descriptive Text

Komuna e Ferizajt viteve të fundit ka dështuar të ofrojë siguri nëpër shkolla fillore dhe të mesme, derisa shpeshherë po shënohen raste të therjes me thika midis nxënësve.

Për të ofruar siguri më të lartë nëpër shkolla OJQ-të e ndryshme, prindërit dhe opozita në Ferizaj disa herë kanë kërkuar nga Komuna punësimin e disa rojave fizike dhe instalimin e kamerave të sigurisë në të gjitha objektet shkollore. Mirëpo Komuna ka ngecur në këtë plan.

Rasti i fundit i therjes me thikë është shënuar të mërkurën pasdite në SHF “Jeronim de Rada” në Ferizaj, derisa në këtë rast janë përfshirë disa nxënës. Njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor e pastaj është liruar për në shtëpi. Gjatë këtij viti në shkollat fillore dhe të mesme të Ferizajt janë shënuar dhjetëra raste të tilla të dhunës dhe therjeve me thikë midis nxënësve, ndaj pas rastit të fundit kanë reaguar prindërit dhe Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Ferizaj...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.