Arbëri

Nga investimet kapitale Ranillugu bëhet me treg të ri

Qeverisja komunale e Ranillugut nga kodi i investimeve kapitale është duke ndërtuar tregun e gjelbër në shumë prej afro 5 mijë eurosh. Tregu i ri pritet të jetë gati në fundvit. Nga kjo linjë, qeverisja e Parteshit ka investuar edhe në asfaltimin e rrugëve anësore në fshatra: Ropotovë e Madhe, Glogovc dhe Kormjan, të cilat rrugë nuk ishin pjesë e projekteve kapitale në mandatin e kaluar. Kostoja e këtij projekti kap vlerën e 38 mijë eurove.

Nënkryetari i Komunës së Ranillugut, Vladica Aritanoviq, ka deklaruar se investimet në infrastrukturën rrugore janë projekte që po realizohen nga buxheti i komunës për të gjithë banorët, shkruan sot Koha Ditore.

"Qëllimi ynë është të ofrojmë kushte më të mira jetese për të gjithë ju, të jetoni së bashku në një mjedis ku do të ndiheni rehat dhe të sigurt", ka thënë Aritanoviq gjatë një vizite në fshatin Domorvc ku edhe është takuar me banorët...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.