Arbëri

Kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në lumin Lepenc

Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” ka publikuar një analizë lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Lepenc përgjatë territorit të Komunës së Shtërpcës dhe asaj të Kaçanikut.

Kjo OJQ vazhdon ta kundërshtojë ndërtimin e hidrocentraleve derisa rrjedha e ujit Lepenc po futet në gypa, megjithëse është i vetmi burim për ujitjen e parcelave bujqësore etj, shkruan sot Koha Ditore.

Valon Raka, kryetar i OJQ “Gjethi”, ka thënë se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen ta kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë lumit Lepenc, derisa këto projekte e dëmtojnë ambientin. “Jemi kundër këtyre hidrocentraleve, sepse po i shkaktojnë dëm shumë të madh ambientit në përgjithësi e pastaj edhe qytetarëve të komunave të Shtërpcës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

E kemi ngritur këtë çështje në mënyra dhe nivele qeverisjeje të ndryshme të reagojnë në mbrojtje të ambientit. Andaj nëpërmjet këtij studimi, të cilin e kanë punuar njerëz të fushës, “Gjethi” shprehet i shqetësuar nga heshtja për ngritjen e tyre”, ka thënë Raka...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.