Haziri: Kurteshi nuk e mbajti fjalën për të më uruar, i vetmi që humbi vota në balotazh

Haziri: Kurteshi nuk e mbajti fjalën për të më uruar, i vetmi që humbi vota në balotazh

01 dhjetor 2017 00:07

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka mposhtur në garën për kreun e komunës “kandidatin më të mirë e më serioz që Vetëvendosje e ka e ka mundur ta ketë për Gjilanin”.

“Megjithatë ai është kandidati i vetëm që në balotazh ka humbur vota, ka pasur më pak se në rundin e parë”, ka thënë Haziri në “Interaktiv” të KTV-së, teksa ka shtuar se Sami Kurteshi nuk e ka uruar ende pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.

“Ndonëse publikisht ka thënë se do të më uroj, madje se do të më uroj publikisht, ende nuk e ka bërë këtë”, ka thënë Haziri.

Fitorja që ai e ka quajtur plebishitare në Gjilan, ka thënë se e bënë atë më përgjegjës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ardian06/12/2017 15:59

Lutë, e pate quajt Sami Kurteshin "krenaria e Anamoravës"! Është mirë ta tërheqish këtë fjalë duke kërkuar ndjesë publikisht, në respekt të Anamoravës.

Shto koment

Të ngjashme