Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna blen inventar për objektin e papërfunduar

Komunarët e Podujevës kanë shpenzuar afër 80 mijë euro për blerjen e inventarit për objektin e papërfunduar të administratës komunale. Ky objekt që ka nisur të ndërtohet në dhjetor të vitit 2011 është donacion i Zyrës së BE-së në Kosovë, do të duhej të përfundohej në fillim të vitit 2013.

Por, kjo nuk ka ndodhur as tash pas gjashtë vjetësh. Megjithatë, zyrtarët komunalë nuk kanë pritur përfundimin e saj, por kanë vendosur që ta sigurojnë që tash inventarin për të. Zëdhënësi Nazmi Elezi ka thënë se inventarizimi është në kompetencë të komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Çështja e inventarizimit të objektit të ri të Administratës Komunale është në kompetencë të Komunës. Prandaj Komuna e Podujevës ka ndarë mjetet nga buxheti i saj, ka zhvilluar procedurat e prokurimit dhe ka përzgjedhur kompaninë që do ta furnizojë objektin me inventar”, ka thënë Nazmi Elezi...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.