Arbëri

Nisma viziton Kompleksin Memorial në Prekaz

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, zv/ministra dhe bashkëpunëtorë të Nismës për Kosovën, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, po ashtu vizituan edhe familjen Jashari, ku u priten nga përfaqësuesi i kësaj familje, Murat Jashari.

Krasniqi u shpreh se rruga në ideal është e përjetshme dhe e pakufishme, derisa gjenerata e re ka për detyrë ta vazhdojë këtë rrugë, duke synuar krijimin e perspektivave të reja për kombin tonë.

Ndërsa, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, falënderoi delegacionin e Nismës për vizitën, duke uruar që vitet e ardhshme të na presin më të bashkuar në kauzat kombëtare.

“28 Nëntori le të shërbejë për t'i përkujtuar e nderuar veprat që ndriçuan rrugën e lirisë dhe pavarësisë”, ka thënë Jashari.