Arbëri

Gratë e PDK-së protestojnë për gjuhë denigruese-Sfarqa mohon

Grupi i grave këshilltare në KK të Ferizajt kanë paralajmëruar për mbajtjen e një proteste për të enjten me moton “Stop gjuhës denigruese” shkruan sot koha ditore.

Protesta është thirrur nga këshilltaret e PDK-së, të cilat pretendojnë se kryetari Sfarqa ka përdorur fjalë fyese ndaj këshilltares Kristina Bytyqi, duke i thënë asaj:”Veç je femër, se ta kisha çky gojën...!”

Mimoza Sojeva-Pajaziti, kryetare e grupit të grave këshilltare, ka thënë se protesta ka mbetur mjeti i vetëm i shprehjes publike.

(më shumë sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.