Arbëri

KK i Lipjanit për Mbrojtjen e Viktimave me fushatë dyjavëshe

Këshilli Komunal për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje dhe në Baza Gjinore në kuadër të Komunës së Lipjanit ka hapur fushatën 16-ditore me moton “Ndal dhunën në familje dhe jeto me dinjitet”.

Ky këshill gjatë kësaj fushate është duke i realizuar një varg aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe vetëdijesuese në komunitet, prandaj nga përvoja e kaluar e këtij këshilli, aktivitetet e tilla kanë shënuar rezultate pozitive edhe gjatë viteve të kaluara, derisa numri i viktimave të dhunës në familje ka shënuar një rënie, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë vitit 2015 në Komunën e Lipjanit janë shënuar gjithsej 26 raste të dhunës në familje, në vitin 2016 janë shënuar 18 raste, kurse gjatë këtij viti janë shënuar 15 raste të dhunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.