Klinë, 24 nëntor – Në muajin gusht Komuna e Klinës ka nisur të realizojë projektin për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë. Mirëpo për cilësinë e punimeve që po kryhen në këtë projekt kanë reaguar duke shprehur shqetësimet e tyre dy organizata joqeveritare në këtë komunë, OJQ “KOHA” dhe organizata “Edukimi i Qëndrueshëm për Mjedisin”.
Sipas këtyre dy organizatave, së pari kanë hasur në vërejtje për cilësinë e punimeve, derisa tashmë është dokumentuar, siç thonë ato, dhe atë me ndryshimin e parë të motit dhe me rritjen e nivelit dhe shpejtësisë së ujit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas ankesave të aktivistëve në mbrojtje të natyrës për cilësinë e punimeve në shtratin e lumit Drini i Bardhë, tashmë kemi edhe dokumentimin me anë të fotografive, se investimi afër gjysmë milioni euro, i mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke u realizuar shkel e shko, e ndoshta ka qenë në shërbim të fushatës, duke u dukur bukur në pjesën që kanë nisur punimet”, thuhet në reagimin e këtyre dy organizatave...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.