Arbëri

Kufizim qarkullimi automjetesh nëpër qendër të Gjilanit më 27 nëntor

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se më 27 nëntor duke filluar nga ora 08:00 deri në 16:00 do të ketë kufizim të qarkullimit të të gjitha llojeve të automjeteve në qendrën e qytetit.

Komuna e Gjilanit për nder të festave të nëntorit planifikon vendosjen e bustit te Heroit Kombëtare Idriz Seferinë qendër të qytetit të Gjilanit dhe për shkak të sigurisë për pjesëmarrësit e ceremonisë, PK-ja ka kufizuar qarkullimin e automjeteve.

Për qarkullim të mjeteve motorike do të mbyllet rruga “Bulevardi i Pavarësisë”, nga udhëkryqi i stacionit të autobusëve e deri te udhëkryqi i rrugës “Medlin Olbraight” , rrugës “Adem Jashari”, dhe rrugës “Avdulla Tahiri” si dhe të gjitha rrugët dytësore qe lidhen me këto rrugë.