Arbëri

Kompania e pastrimit synon ta arkëtojë borxhin 2- milionësh me përmbarues

Descriptive Text

Gjilan, 24 nëntor- Menaxhmenti i kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena” në Gjilan ka angazhuar një përmbarues privat për mbledhjen e borxheve të vjetra që kanë klientët ndaj kompanisë, të cilat kapin shifrën e afro 2 milionë eurove.

Menaxhmenti ka bërë të ditur se janë afro 4 mijë klientë nga katër komunat e Anamoravës, siç janë Gjilani, Vitia, Kamenica dhe Novobërda, të cilët nuk kanë lidhur marrëveshje me kompaninë për pagesën e borxheve me këste ndonëse kjo u ishte mundësuar me ligjin mbi faljen e borxheve.

Senad Ramaj, kryeshef ekzekutiv në këtë kompani deklaron se me mbledhjen e borxheve e vjetra ata do të jenë në gjendje të paguajnë detyrimet që kanë ndaj deponisë sanitare, si dhe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Deklaron se kompania e pastrimit nuk është duke kaluar një gjendje të mirë financiare shkaku i problemeve që kanë pasur me sigurimin e kontratës për mirëmbajtjen e hapësirave publike në Komunën e Gjilanit. Thotë se tek përmbaruesi privat kanë dorëzuar afro 500 lëndë që kanë të bëjnë me borxhet...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.