Arbëri

Jashari: Mandati i katërt i kreut komunal, antidemokratik

Partia Demokratike e Kosovës prej më shumë se 12 vjetësh vazhdon ta qeverisë Komunën e Shtimes nën udhëheqje nga i njëjti kryetar.

Fitorja e mandatit të katërt të Naim Ismajlit për qeverisjen komunale të Shtimes nga radhët e PDK-së po cilësohet antidemokratike dhe antikushtetuese nga subjekti opozitat Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas këtij subjekti, Ismajli për çdo fushatë zgjedhore po i josh në forma të ndryshme familjet e varfra për t’ua marrë votat, madje për 4 vjet këto familje po vazhdojnë të mbesin të varfra dhe pa mbështetje të Komunës.

Ruzhdi Jashari, ish-kandidat për kryetar të Shtimes në zgjedhjet e fundit lokale, njëherësh anëtar i Kryesisë së VV-së në Shtime, ka thënë se fitorja e radhës e kryetarit Naim Ismajli për të qeverisur me mandatin e katër është fundi i demokracisë, me arsyetimin se kjo nuk korrespondon me të drejtën e shtetit dhe as me të drejtën universale të njeriut.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.