Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jeta pa taksa

“Po thërret pashai more boshnjak e kam menën me t’ba çirak”, është thirrja me të cilën taksisti F.Haziri e fton në muhabet boshnjakun A.Jerlik, në zonën që ndan Komunën e Mitrovicës Jugore nga ajo Veriore.

Fjalori i shqipes “çirakun” e definon si diçka kur e ndihmon shumë dikë, i bën një shërbim të madh, apo e nxjerr në dritë. Por taksisti nuk është pasha e as që ka ndonjë shërbim për Jerlikun, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfitimi i vetëm që kanë dy bashkëbiseduesit, njëri shqiptar e tjetri boshnjak, është shkëmbimi i ndonjë batute. Hazirit derisa t’i vijë ndonjë udhëtar e Jerlikut ndonjë myshteri për produktet e qumështit. Por ka një shërbim me të cilin Jerliku dhe shumica e banorëve në veri, deri më tani thonë se janë bërë “çirak”. Është energjia e shpenzuar elektrike.

Ndriçimi që i shkon Jerlikut në shtëpinë e tij në fshatin më kufitar verior, Hrvatska, është pa pagesë. Ia kris së qeshurës kur pyetet nëse paguan rrymën a ndonjë shërbim tjetër komunal. Thotë se po “harxhohet” vetëm për mbushje telefoni.

“Rrymën, ujin e as gjërat e tjera nuk i paguajmë, kështu që po ia dal me fitimet që marr”, thotë Jerliku. Meqë nuk ka pasur probleme me mungesën e dritave, Jerliku i ngre krahët kur pyetet se pse deri më tani nuk i ka shkuar asnjë faturë në shtëpi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.