Bizneset në Obiliq ankohen në KEDS për mungesë rryme

18 nëntor 2017 19:16

Fitim Gërguri nga Obiliqi u detyrua që të kompletojë montimin e dyerve dhe dritareve të plastikës me këtë makineri, e cila funksionon me bateri.

Ai thotë se është bërë mbi 1 vit që biznesi i tij dhe i rreth 20 bizneseve tjera që shtrihen buzë rrugës kryesore në hyrje të Obiliqit dhe pak metra larg nga termocentrali kanë probleme serioze me reduktime të shumta të energjisë, raporton KTV.

Sipas tij, sa herë që ka erë, reduktimet zgjaten.

Kjo situatë, sipas tij, është bërë e padurueshme, pasi në mungesë të energjisë nuk po mund t’i kryejnë porositë në afatin e paraparë.

Me të njëjtat probleme përballet edhe ky biznes për shitjen e materialit ndërtimor dhe restorantit.

Njëri nga pronarët e këtyre bizneseve thotë të jenë në hall të madh me reduktimet dhe se kostoja e përdorimit të gjeneratorit për furnizimin me energji e ka bërë më të vështirë gjendjen ekonomike të tyre.

Nga ana tjetër, KEDS-i ka thënë se mungesa e energjisë në këtë pjesë po ndodh për shkak të investimeve që sipas tyre po bëhen në ndërrimin e shtyllave dhe përçuesve që kanë qenë në gjendje të rëndë.

Viteve të fundit, vështirësitë e furnizimit me energji janë kthyer në problemin kryesor të bizneseve kosovare edhe në raportet ndërkombëtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme