Arbëri

34 mijë objekte pa leje në pritje të Ligjit të legalizimeve

Derisa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prej më shumë se tre vjet po e zvarrit procesin për ndryshimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje nr. 04/L-188, Komuna e Ferizajt ka drejtuar një kërkesë drejt kësaj ministrie që të angazhohet sa më shpejt për ndryshimin dhe miratimin e këtij ligji derisa në këtë komunë janë evidentuar prej më shumë se 34 mijë ndërtime pa leje.

Zyrtarët komunalë të Ferizajt kanë deklaruar se vazhdimisht qytetarët po kërkojnë të miratohet Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje, mirëpo një proces i tillë po zvarritet nga niveli qendror, shkruan sot Koha Ditore.

Faik Grainca, drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se Komuna i është drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që ta përshpejtojë procesin e hartimit të ligjit të ri për objekte pa leje, sepse një ligj i tillë do t’i rrisë të hyrat vetjake të komunës me miliona euro dhe njëkohësisht qytetarët do t’i zgjidhin telashet e tyre pronësore...Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.