Kryetari i ri i Skenderajt ende s’e ka nisur punën - problem me asamblistët

15 nëntor 2017 20:23

Ndonëse është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bekim Jashari ende nuk e ka filluar punën si kryetar i Komunës së Skenderajt, ku 85% e qytetarëve me të drejtë vote të këtij vendi vendosën që ai të udhëheqë komunën për 4 vjetët e ardhshëm.

Jashari nuk e ka marrë ende detyrën për shkak se shumë asamblistë nuk janë certifikuar, pasi kanë pasur ankesa të ndryshme në PZAP, raporton KTV.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, duhet që të dyja palët të bëjnë betimin. Jashari premtoi se me të marrë mandatin, do të qeverisë me përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë.

Edhe qytetarët e kësaj komune presin shumë nga Jashari. Pos Skenderajt, edhe Peja, Deçani, Fushë Kosova, Drenasi, Hani i Elezit, Lipjani, Vitia, Juniku dhe Mamusha janë komunat, të cilat procesin zgjedhor e kanë përmbyllur në rundin e parë.

Ndërkaq të dielën më 19 nëntor mbahet balotazhi në 19 komuna.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme