Arbëri

Funksionalizimi i Qendrës së Paraburgimit në Gjilan - peng i mungesës së ujit

Descriptive Text

Mosplanifikimi me kohë i ndërtimit të sistemit të ujësjellësit për objektin e ri të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, i cili gjendet në fshatin Pasjak, ka bërë që të zvarritet tash 1 vit zhvendosja e stafit korrektues dhe të burgosurve në objektin e ri.

Aktualisht ata janë të vendosur në objektin e vjetër, i cili është afër Bibliotekës së Gjilanit. Mosfunksionalizimi i Qendrës së Paraburgimit që ka një kapacitet për strehimin e 300 të burgosurve është bërë si pasojë e defekteve që kanë të bëjnë me projektin ku ishte paraparë vetëm hapja e puseve për furnizim me ujë që nuk ka rezultuar e dobishme dhe se për zgjidhjen e problemit tashmë është duke u ndërtuar sistemi i ujësjellësit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muhamet Suliqi, drejtor i kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, deklaron se furnizimi me ujë për objektin e ri të Qendrës së Paraburgimit do të bëhet nga rezervari i ujit në fshatin Livoç i Epërm dhe se deri më tani janë kryer afro 60 për qind e punëve dhe, sipas tij, brenda një muaji pritet që të finalizohet ky projekt.

“Ata i kanë hapur disa puse, mirëpo uji nuk është i mjaftueshëm për nevojat e burgut. Kanë bërë kërkesë edhe në ‘Hidromoravë’ dhe për shkak të mjeteve në ndihmë i ka dalë Komuna e Gjilanit, e cila ka participuar që të realizohet projekti. Gjatë analizave të punës kemi ardhur në përfundim që të furnizohet nga rezervari i Livoçit të Epërm, ku rezervari i Livoçit e furnizohen gypin prej Banjës. Kështu, Komuna e ka proceduar çështjen e tenderit dhe operatori është duke i kryer punët konform projektit ku gypi shkon drejtpërsëdrejti tek rezervari i burgut atje lart. Punët janë duke u kryer dhe në bazë të informative që i kam deri 60 për qind janë kryer punët deri tash dhe besoj që brenda dy javësh do të kryhen këto punime”, ka thënë Suliqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.